Mazniku: Shqiperia, peng i politikes se vjeter

01/06/2009 21:25

Kandidati i G99 ne zgjedhjet e 28 qershorit, Arbian Mazniku ka deklaruar se u takon te rinjve qe te zgjidhin problemet qe ka Shqiperia, e mbajtur peng sipas tij me kete tranzicion te gjate.

“Eshte momenti i te rinjve. Ata duhet te marrin ne duar fatet e se ardhmes, qe u perket me shume atyre sesa atyre qe po drejtojne aktualisht Shqiperine. Eshte momenti te mbyllim kapitullin e tranzicionit dhe te levizet drejt ndryshimit”, ka pohuar Mazniku.

Sipas tij, vendi eshte mbajtur peng nga nje politike e vjeter, e cila nuk ka bere asgje per qytetaret e saj, ndryshe nga vende te tjera qe kane dale ashtu si Shqiperia nga komunizmi.

“Gjithe vendet evropiane si Rumania, Cekia, Estonia, etj, jane vende qe ashtu si ne kane dale nga komunizmi. Por qytetaret e ketyre vendeve sot levizin te lire neper Evrope, ndersa ne jo. Kjo situate eshte rrjedhoje e papergjegjshmerise se Berishes, nga e cila rrezikojme zgjedhjet dhe integrimin ne Evrope”, ka theksuar Mazniku.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta