Kuqi: Edhe Greqia do ta njohe pavaresine
01/06/2009 16:40
Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi ka deklaruar se Prishtina zyrtare eshte e bindur se edhe Greqia ne nje te ardhme te afert do te njohe pavaresine e Kosoves.
“Ne jemi vazhdimisht ne kontakt me qeverine e Greqise, nga e cila ka pasur nje perceptim pozitiv per zhvillimet ne Kosove. Ajo ka njohur pasaportat, si dhe ka shprehur gatishmerine per bashkepunim politik dhe ekonomik. Njohja eshte nje proces qe do te vije me kalimin e kohes”, ka pohuar Kuqi.
Me tej, duke folur per anulimin e vizites se presidentit Sejdiu ne Maqedoni, Kuqi ka theksuar se Shkupi nuk mund te ule vleren e asnje vendi, duke e cilesuar Maqedonine si shtetin me te brishte ne Ballkan.
Top Channel