Kontroll shqiptaro-malazez ne liqen

01/06/2009 16:30

Kufiri mes Shqiperise dhe Malit te Zi tashme patrullohet ne menyre te perbashket nga roja shqiptare dhe malazeze.

Patrullat e perbashketa duket se kane patur me shume rezultat ne evitimin e kalimit te paligjshem te kufirit nga trafikantet dhe kontrabandistet.

“Jemi teper komode qe bashkepunojme me policet shqiptare. Puna jone e perbashket ka pasur teper efekt dhe shpresoj te vazhdojme ne kete menyre. Me pare kemi pasur raste kur kontrabandiste malazeze na jane shmangur, duke hyre ne territorin shqiptar dhe nuk kemi mundur t‘i ndjekim. I njejti problem ka qene per policine shqiptare. Tani mund t‘i ndjekim kontrabandistet ne mes te Shkodres apo te Podgorices dhe kjo eshte mjaft komode”, thote nje prej efektiveve malazeze.

Por edhe per policine kufitare patrullimi ka qene efikas.

“Patrullimi ka patur efekt parandalues, komuniteti eshte ndergjegjesuar se kufiri do te jete i hapur dhe i sigurt”, u shpreh Besnik Cela, drejtor i policise kufitare ne Shkoder.

Nderkohe deri me tani jane ndaluar raste te kontrabandes se duhanit.

Top Channel