Kartat, PS padi krereve te MPB

01/06/2009 17:50

Partia Socialiste akuzon qeverine per mashtrim dhe pergatit kallezim penal ndaj zyrtareve me te larte te Ministrise se Brendshme, pergjegjes per procesin e pajisjes se shtetasve me karta identiteti.

Pas disa dite debatesh ne distance dhe skadimit te afatit 31 maj qe socialistet i paten vene qeverise per dhenien e listes se shtetasve pa pasaporte dhe karta identiteti, Partia Socialiste ka deklaruar se informacioni i ofruar nga Ministria e Brendshme eshte i rreme dhe i manipuluar, tregues i menyres sesi qeveria po kerkon te manipuloje zgjedhjet.

“Ne keto kushte, kur nga njera ane ministria dhe qeveria japin nje pjese te te dhenave qe rezultojne te rreme dhe te manipuluara dhe nga ana tjeter na fshihet lista e qytetareve me pasaporte dhe e atyre qe kane marre leternjoftime, PS po perpilon akuzen per padi penale ndaj drejtuesve te MPB qe po merren me kete proces”, ka deklaruar sekretari per ceshtjet zgjedhore ne PS, Kastriot Islami.

Sipas Islamit, te gjitha provat e gjetura, informacionet e rreme dhe kontradiktore te ofruara do t’i paraqiten te gjitha institucioneve nderkombetare.

Top Channel