Greqi, “vrime e zeze†ne buxhetin e shtetit
01/06/2009 17:10
Nje mungese prej 5 miliarde eurosh eshte regjistruar ne buxhetin shteteror te Greqise. Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, te cilat e kane quajtur mungesen ne fjale “nje vrime te zeze” ne buxhet.
Qeveria greke e ka argumentuar kete mungese me zvogelimin e te ardhurave buxhetore, nderkohe qe opozita ka deklaruar se kjo situate vjen edhe si pasoje e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.
Komisioni Evropian dhe FMN i bene thirrje Athines zyrtare qe te ule shpenzimet, ne te kundert paralajmeruan shkaterrimin e ekonomise vendase.
Qeveria greke, per ta zvogeluar mungesen ne buxhet, paralajmeroi se do te vendose nje pako “te matur” te masave te reja tatimore.
Top Channel