Fushe Aliaj, fshati si ne kohen e Skenderbeut

01/06/2009 22:45

Banoret e zones se Fushe Aliajt mburren se shekuj me pare ne keto toka heroi kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu do te shpartallonte ushtri te tera osmanesh.

Por tashme historia ka ndryshuar shume, nga  krenaria e hershme kane mbetur vetem gojdhanat, sepse banoret duhet te perballen me nje realitet krejt tjeter.

Harresa e pushtetareve dhe qeverive qe vinin e ikinin i detyroi banoret te kerkonin ndihme nga vendet e tjera. Apeli per ndihme iu drejtua edhe as me shume e as me pak por ish-diktatorit irakian Sadam Husein.

“I nderuar president. Jemi nje popull i Fushe Aliajt dhe Laces ne prefekturen e Dibres qe ju shkruajme kete leter me shume shprese ne drejtesine tuaj. Zona jone eshte mjaft piktoreske dhe me nje klime te mire per te zhvilluar agrikulturen, por fshatrat tona jane shume te varfera dhe te izoluara, ne mendojme se vendi ku jetojme eshte shume mbrapa ne krahasim me gjithe pjesen tjeter te Shqiperise. Per kete shkak ne kemi nevoje dhe kerkojme ndihme. Ndihma juaj do te jete decizive dhe e rendesishme per ne dhe femijet tane. Per te rregulluar infrastrukturen e fshatit nevojiten afersisht 100 mije dollare, 1 ambulance dhe materiale per nje qender sanitare afersisht 70 mije dollare dhe per ndertimin e nje objekti fetar 50 mije dollare. Besojme tek ju me shume shprese. Ju pershendesim dhe ju presim me shume respekt. Banoret e Fushe Alias dhe Laces”, thuhet ne letren derguar diktatorit Sadam Husein.

“Po, ne i derguam nje leter edhe Sadam Huseinit duke qene se ishte nje njeri i fuqishem. Por ai e injoroi plotesisht dhe nuk na ktheu kurre pergjigje”, tregon kryetari i komunes.

Te perndjekur ne kohen e komunizmit, nga kjo zone jane ekzekutuar nga diktatori Enver Hoxha 74 persona dhe 76 te tjere jane denuar me 675 vjet burg. E megjithate, kjo nuk i frikesoi banoret e Fushe Aliajt t’i kerkonin ndihme nje tjeter diktatori.

Letra e derguar shoqerohej nga me shume se 100 firmetare nga fshatrat e zones. Mungesa e besimit tek shteti meme i detyroi banoret e Fushe Aliajt qe letra te tilla t’i dergonin edhe kryeministrit norvegjez, suedez, zviceran, shtetit te Emirateve te Bashkuara Arabe, Arabise Saudite, karitasit Italian, e deri gazetarit te njohur italian Indro Montaneli.

Qindra letra u nisen nga kjo zone me destinacione te ndryshme, brenda radheve te tyre vetem me nje qellim, shpresen se ne vorbullen e harreses se pushtetareve shqiptare dikush tjeter do te kujtohej per ta.

Pergjigje erdhen fare pak, nje nga Ministria e Jashtme norvegjeze dhe nje nga shteti zviceran. Te dyja ftonin banoret e Fushe Aliajt t’i kerkonin fondet tek shteti i tyre, te cilin e kishin ndihmuar me shuma te konsiderueshme.

Por cfare ndryshoi ne kete toke kaq krenare per shkak te historise se lavdishme, cfare ndryshoi per kastriotet, pasardhesit e Skenderbeut te madh ketu ne Diber?

Ne nje familje prej 6 anetaresh, loba eshte pasuria me e madhe. Burri i shtepise vuan nga semundja e tokes, ndersa e vetmja e ardhur eshte asistenca e vogel qe u jep komuna.

Gruaja eshte vetem 27 vjec, por ne fytyre i lexohen qarte shenjat e vuajtjes qe e ka ndjekur kete familje qe ne hapat e pare te saj. “Jetojme me asistence, 20 mije leke ne muaj. Kam 4 femije, ku na dalin neve”, shprehet 27 vjecarja.

Burri ka dale te mbledhe bime mjekesore nder male, ne varferine e tejskajshme, kjo eshte shpresa e vetme per te siguruar kafshaten e bukes. Edhe pse vuan nga nje semundje e rende, per te eshte luks te mendoje per ilace per veten e tij.

Pak metra me tej jeton nje familje tjeter, Lika, tek e cila asgje nuk ndryshon. Edhe ketu njerezit bashkjetojne me kafshet. “Ne nje vend ku rrijne kafshet rrijme edhe vete. S’kemi c’te bejme”, tregon kryetari i familjes.

Ne Fushe Aliaj krenaria ka humbur, duke gjunjezuar banoret perballe fatit qe i ka rezervuar politika 19 vjecare. Ate qe nuk e bene dot per dekada osmanet, tashme ketu e ka bere varferia.

“Jetesa eshte shume e veshtire. S’mund te perballojme ushqimet, jemi pensionista dhe te ardhurat nuk na dalin”, shprehet nje banor.

Kane kaluar shekuj e shekuj te gjate qe atehere kur ne keto toka Skenderbeu perballej me osmanet. Sot nga heroi kombetar ka mbetur vetem emri i njerit prej fshatrave te Fushe Aliajt, Kastrioti.

Ne keto toka ku gojdhanat nuk mungojne, askush nuk do ta besonte se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i vetmi qe mundi te sfidonte ushtrite e pafundme osmane, do te gjunjezohej shekuj me pas perballe nje diktatori gjakatar si Sadam Husein.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta