Britani, operacion per kapjen e 7 shqiptareve

01/06/2009 16:05

Scotland Yard ka nisur nje operacion per kapjen e 16 krimineleve te rrezikshem nga Evropa qe fshihen ne Britanine e Madhe.

Mes tyre jane edhe shtate shqiptare qe kerkohen nga zyra e Interpol Tiranes.

Te kerkuarit shqiptare jane te denuar ne mungese per vrasje, prostitucion, droge dhe grabitje me arme.

Durim Gremaj 35 vjec nga Fieri i denuar me 15 vite burg ne mungese per perdhunim ne vitin 2001; Agim Kabashi, 39 vjec nga Kukesi, trafikant femijesh per prostitucion, (ne vitin 2003 tentoi te trafikonte nje vajze ne Angli); Xhevat Kaca, 33 vjec nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytezues vajzash per prostitucion; Sherif Murati, 41 vjec nga Fieri i kerkuar per vrasje ne vitin 1997 denuar me 25 vite burg; Nikollaq Naci 44 vjec po nga Fieri trafikant droge i denuar me 13 vite burg pasi ne shtepi ju gjeten 4 kilograme heroine dhe arme zjarri pa leje; Dritan Shkurti, 33 vjec nga Kurbneshi i denuar me 22 vite burg per vrasjen Tanush Hasanit ne vitin 1998 dhe Shaqir Ziko, 28 vjec nga fshati Prishte i Skraparit, grabites i nje furgoni qe trasportonte para, i denuar me 12 vite burg.

Sipas policise angleze keta persona pervec se fshihen ne Angli jane te perfshire ne aktivitete kriminale.

Top Channel