
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, duke u kerkuar voten qytetareve te Lushnjes, tha se per shkak te premtimeve te mbajtura para shqiptareve dhe besimit te krijuar ne kater vjet, vendi ka realizuar disa arritje.
“Besimi juaj beri qe Shqiperia te jete nder vendet me te mira ne luften kunder korrupsionit”, u shpreh nder te tjera Berisha.
Per 4 vitet e ardhshme kreu i demokrateve premtoi furnizimin me uje ne te gjithe vendin 24 ore, rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe krijimin e 160 mije vendeve te reja pune.
“Ne sot kerkojme besimin, pasi shpresat e perbashketa i kemi shnderruar ne realitet”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha perseriti ne Lushnje premtimin kryesor te Partise Demokratike ne kete fushate, anetaresimin e vendit ne Bashkimin Europian.
Top Channel