
Partia Demokratike celi zyrtarisht fushaten e saj elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit.
Ne nje miting organizuar ne sheshin “Skenderbej”, kryetari i PD-se, Sali Berisha, deklaroi se prej sot nis rruga drejt fitores qe permbush endrren e madhe evropiane te gjithe shqiptareve.
“Tirana europiane do te ndertoje Shqiperine europiane. Si te jete Tirana ashtu do te jete edhe gjithe Shqiperia. Kater vitet e ardhshme, shqiptaret do te kene rruget, transportin, standartet me te larta”, premtoi Berisha.
Lideri i maxhorances, ne nje fjalim te shkurter, si rralle ndonjehere u kerkoi votuesve qe me 28 qershor te kthejne fitoren e 22 marsit te vitit 1992.
Ne mitingun e sotem, PD prezantoi edhe kolonen zanore te kesaj fushate me titullin “Shqiperia po ndryshon”.
Top Channel