Portofoli i kredise per bizneset u pakesua me 70 milione euro gjate muajit prill, ne krahasim me marsin, behet e ditur nga te dhenat e Shoqates Shqiptare te Bankave. Renia e kredise per bizneset ndodh per here te pare qe kur bankat tregtare filluan aktivitetin ne Shqiperi.
Megjithate, kredia per ekonomine vijoi te rritej per shkak se bankat iu rikthyen kredive per individet. Kredite e keqija u rriten me shpejtesi gjate prillit pas nje ndalese te shkurter ne mars. Ne fund te muajit te kaluar, 8 per qind e portofolit u konsiderua kredi e keqe ne bilancet e bankave. Ritmi i rritjes se kredise eshte ngadalesuar ndjeshem gjate muajve te fundit.
Rreth 60 per qind e kredise se re te dhene ne muajin prill eshte destinuar per mbulimin e shpenzimeve imediate te biznesit dhe individeve. Vetem 14 per qind ose 21 milione euro nga kredia e re shkoi per prona te patundshme. Kredia me afat maturimi 6-12 muaj ka qene me e parapelqyera per bankat gjate muajit prill. Individet kane perfituar norma interesi me te uleta se biznesi, vecanerisht per kredite ne euro. Bankat paten paralajmeruar se interesat e kredive priteshin te rriteshin ne tremujorin e dyte te ketij viti, por kjo gje nuk ka ndodhur.
Kredia per shtepi ne euro u dha per 6.86 per qind gjate prillit per klientet individuale ndersa kredia per prona te patundshme per biznesin pati nje norme interesi prej 8.8 perqindesh. Kredia per shtepi ne leke pati interes prej 13.86 perqindesh per individet.
Kredite overdraft dhe ato per kapital qarkullues per biznesin qene me te shtrenjtat. Per kredite ne leke arriten ne 14 per qind ndersa per kredite ne euro u pagua deri ne 9 per qind.
Interesat
Ndryshe nga sa kishin parashikuar bankat, interesat e kredive afatmesme dhe afatgjata te akorduara per individet ishin pergjithesisht ne renie gjate prillit, nje muaj kur deshira e bankave per te dhene kredi ishte e dobet dhe kerkesa gjithashtu e dobet.
Kredite per biznesin pesuan rritje. Perjashtim bejne kredite overdraft, te cilat pesuan rritje si per biznesin, ashtu edhe per individet. Interesat e kredive per prona te patundshme ne euro per individet pesuan nje renie te konsiderueshme. Interesi i kredise per shtepi ra ne 6.86 per qind ose 70 pike baze me pak se ne mars. Interesi i kredise se kesaj kategorie ne leke qendroi i pandryshueshem ne 13.8 per qind.
Per biznesin, kredia overdraft ne leke u shtrenjtua ndjeshem deri ne 14 per qind me rritje 2.2 per qind ne krahasim me marsin.
Depozitat
Sasia e depozitave ne sistemin bankar u rrit me 2.7 miliarde leke gjate prillit, ku bizneset shenuan rritje te parase se vet ne banka prej 4.2 miliarde lekesh, ndersa depozitat e individeve rane me rreth 1.5 miliarde leke. Depozitat jane sot ne te njejtin nivel me nje vit me pare. Sasia e tyre eshte stabilizuar gjate muajve te fundit, pas nje renieje te konsiderueshme ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar. Depozitat ne valute qene pak me te larta se ato ne leke mes depozitave te reja.
Rentabiliteti
Fitimet e bankave jane tkurrur ndjeshem gjate muajve te fundit, si pasoje e renies se aktivitetit ne ekonomi dhe rritjes se shpejte te kredive me probleme. Kthimi mbi kapitalin e investuar (ROE) shenoi -3.5 per qind ne prill nga 1.5 per qind qe ishte ne mars dhe 15.6 per qind qe ishte ne prillin e vitit 2008. Kthimi mbi asetet (ROA) shenoi vleren negative -0.3 per qind. Duke parashikuar renien e rentabilitetit ekonomik te sistemit, Banka e Shqiperise i ndaloi bankat e nivelit te dyte te terheqin fitimet e realizuara vitin e kaluar, gje qe sjell garanci per stabilitet.
Parashikimet pesimiste
Per muajt ne vijim parashikohet qe ritmi i rritjes se kredise te ngadalesohet edhe me shume, nderkohe qe Banka e Shqiperise dhe bankat e nivelit te dyte, shpresojne se depozitat ne banka do t‘i rikthehen normave te larta te rritjes. Parashikohet gjithashtu qe deri ne fund te qershorit, presioni qe ushtron qeveria mbi interesat e lekut te lehtesohet, gje qe do t‘i shtyje me shume bankat te kerkojne kredimarres.
Bankat, bizneset dhe individet kane reaguar me shpejt sesa qeveria perballe krizes boterore. Keshtu, sipas nje vrojtimi te Bankes se Shqiperise, bizneset kane ulur kerkesen per kredi, kane marre kredi vetem per kapital qarkullues dhe pothuajse kane ndaluar se investuari. Renia e ritmeve te kreditimit, si dhe renia e investimeve, pritet te ndikoje rende ne punesim dhe ne te gjithe ekonomine shqiptare gjate muajve ne vijim. Bankat kane ndaluar pothuajse teresisht kredite per sektorin e ndertimit, per shkak se gjithnje e me pak shqiptare jane ne gjendje te perballojne blerjen e apartamenteve ne kete kohe, ndersa cmimet e apartamenteve nuk jane ulur ne raport me veshtiresite ekonomike.
Top Channel