Kartat, ultimatumi i fundit i PS-se per MB-ne

31/05/2009 14:15

Pak ore pas deklarates se ministrit te Brendshem, Bujar Nishani per ecurine e regjistrimit te qytetareve me karta identiteti, Kastriot Islami i ka derguar letren e fundit zyrtare ministrise, ku i kerkon te dhena zyrtare per ecurine e pajisjes se personave pa pasaporte, me karta identiteti.

“Kerkesat tona synojne berjen e transparences me kartat e identitetit”, shprehet Islami, duke theksuar se Partia Socialiste eshte e angazhuar per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. “Me kete leter te fundit duam pergjigje nga Ministria e Brendshme per personat pa pasaporte”, thekson Islami, duke shtuar se selia roze eshte e shqetesuar per procesin e kartave te identitetit, qe sipas tij po ecen me ritme te uleta.

Pothuajse te njejten deklarate Islami e beri edhe dje, ndersa paraditen e sotme, ministri Nishani u shpreh se deri tani jane pajisur me karta identiteti rreth 460 mije persona qe nuk kane pasaporta, ndersa numri i aplikimeve e ka kaluar numrin 1 milione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA