Kalimash, Berisha dhe Thaci “perfundojne” tunelin

31/05/2009 12:10

Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaci po marrin pjese ne perurimin e perfundimit te punimeve ne tunelin qe do lidhe Rreshenin me Kalimashin ne aksin e rruges “patriotike”, Durres-Kukes-Morine.

Shefi i qeverise shqiptare, ne menyre simbolike lidhi dy anet e tunelit 5.6 kilometra te gjate ne nje ceremonie ku moren pjese edhe 14 ministrat e kabinetit qeveritar dhe kandidatet per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ky tunel do te perbehet nga kater korsi.

20 zyrtare nga Kosova jane te pranishem ne kete perurim simbolik. Durres-Kukes pritet te radhitet ne krye te premtimeve te realizuara te qeverise “Berisha”, krahas rritjes se pagave dhe pensioneve.

Ne perfundim te fushates elektorale Berisha do te kryeje nje tjeter vizite ne kete veper te infrastruktures. Dy vjet nga fillimi i punimeve do te behet lidhja e vepres inxhinierike me te rendesishme ne Shqiperi, qe eshte tuneli i Kalimashit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA