Berisha: Tuneli bashkoi nje komb

31/05/2009 12:50

“Deshiroj t’u pershendes te gjitheve perzemersisht dhe te ndaj me ju gezimin e madh te shnderrimit sot ne kete moment te nje endrre gjithshqiptare ne nje realitet”. 

Me kete fjali e ka nisur fjalen kryeministri Berisha pas perurimit te tunelit ne Kalimash ku ai u takua ne mes te kesaj vepre me homologun kosovar, Hashim Thaci. 

“Sot ne perjetuam ketu realizimin e njeres prej endrrave me te bukura, perjetuam shembjen jo te nje muri por te nje mali, perjetuam shembjen jo te nje muri por te pamundesise. Sot ne inaguruam sebashku me kryeministrin Thaci, tunelin e Kalimashit nje nga kryeveprat ne fushen e ndertimit ne Evrope dhe me gjere”, theksoi Berisha para qindra te pranishmeve.

Ne vijim, ai shtoi duke thene se ky tunel para se gjithash eshte tuneli i bashkimit te kombit. “Sot ne vendosem se nuk ka asgje qe mund ta ndaje jo vetem shpirterisht por as fizikisht kete komb. Sot ne inaguruam tunelin qe bashkon jo vetem shqiptaret por bashkuam tunelin qe me sherbimet qe ofron bashkon me shume shqiptare me kombe te tjera te rajonit. Sot ne inaguruam tunelin i cili do beje qe brigjet e Shqiperise, portet e saj, t’u sherbejne jo vetem shqiptareve por t’u sherbejne te gjithe kombeve te rajonit”, nenvizoi Berisha.

Kreu i qeverise nuk harroi te flase as per akuzat se rruga ka kushtuar shume, duke thene se vlera e kesaj vepre eshte shume here me e madhe se milionat a harxhuara per te. ”Tuneli eshte nje veper e kushtueshme, por dua te theksoj se per nje komb, cmimi i kohes eshte cmimi i te gjitha cmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton dhe shume me pak se sa koha e kalimtareve qe do kalojne neper te gjate nje viti te vetem. Tuneli ka qene i veshtire dhe i kushtueshem por cmimi i tij eshte qindra here me i voigel se vlera e tij morale”, vijoi Berisha, i cili e mbylli fjalen me premtimin: “Nuk do le asgje pa bere ne menyre qe shiptareve t’ua japim Shqiperine ne pellembe te dores”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA