Administrata vendore nuk i njeh ligjet

31/05/2009 11:45

Prefektura rikthen per shqyrtim vendimet e administrates se bashkive dhe komunave.

Zyra Juridike prane Prefektures se Fierit ka shqyrtuar nje numer te madh vendimesh te marra nga shume komuna dhe bashki te qarkut, nga ku rezultoi se administrata ne tre rrethet Fier, Lushnje e Mallakaster eshte e dobet profesionalisht. Mangesia e administrates lidhet me mungesen e njohurive te saj ne fushen ligjore.

Mbi 470 vendime te njesive vendore te qarkut ka shqyrtuar Zyra Juridike e Prefektures Fier gjate pesemujorit te pare te vitit 2009. Burimet zyrtare te prefektures deklarojne se nga ky numer i madh vendimesh, jane kthyer mbrapsht per rishqyrtim rreth 20 te tille. Kthimi ka ardhur pas mosmiratimit te tyre nga prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj.

Natyra e vendimeve te kthyera nga prefekti ka lidhje me urbanistiken dhe fi nancat. Juristi i Prefektures se Fierit pohoi se gabimet e vendimeve mbeten ne fushat kryesore dhe lidhen me mungesen e njohurive ligjore te administrates vendore te Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA