Nga data 4-7 qershor do te zhvillohen zgjedhjet ne 27 vende te Bashkimit Evropian per 736 eurodeputetet e rinj qe do te perfaqesojne ne menyre proporcionale afro 500 milione europiane ne institucionin e tyre legjislativ.
Nermin Kumanova, eshte nje nga kandidatet per eurodeputete. Eshte vetem 28 vjec, e lindur dhe e rritur ne Belgjike, por nuk i druhet gares me te madhe elektorale nderkufitare, sikunder ka guxim te flase dhe ne gjuhen shqipe.
“Jam lindur dhe jam rritur ne Belgjike. Prinderit e mi jane prej 40 vjetesh ketu. Familja ime ka mundur ta ruaje gjuhen”, shprehet ajo. Nermini mban mbiemrin e nje prej zonave ku te paret e saj kane emigruar, Kumanove, por fale kerkimeve gjenealogjike, Nermini ka mundur te gjeje rrenjet e saj, duke zbuluar keshtu origjinen nga Shqiperia.
Mezini eshte mbiemri nga ana e babait, ndersa nena i perket fisit Berisha. Nermini vete ka vizituar rajonin e Ballkanit disa here dhe mban kontakte te vazhdueshme me shqipetar te Kosoves, Maqedonise e Shqiperise, madje ideja e saj, nese zgjidhet eurodeputete per mandatin e ardhshem 2009-2014, eshte bashkimi i gjithe etnive, jo nga pikepamja territoriale, por ne kryeqendren evropiane.
“Mendoj me vertete se ka ardhur koha te hyjme ne parlamentin e BE-se sepse ne kemi perparuar dhe kemi bere reforma pozitive. Kam deshire te jem zeri i te gjithe shqiptareve”, vijon 28 vjecarja. Ne vitin 2004, Nermin Kumanova mori pjese per here te pare ne zgjedhjet evropiane, atehere ishte vetem 23 vjec, por kandidatja me e vogel mundi te siguroje 9 mije vota per Partine e Gjelbert qe ne shenje mirenjohje e ka pozicionuar kesaj radhe te treten ne listen e kandidateve zyrtare te partise.
Ne 19 sondazhe te bera mbi zgjedhjet evropiane, rezulton se Partia e Gjelbert evropiane pritet te fitoje 35 karrige ne Parlamentin Evropian. Renditja ne liste eshte favorizuese per Nermini Kumanoven, por asaj i duhet gjithsesi te siguroje afro 60 mije vota ne Belgjike. Ne zgjedhjet e fundit evropiane, kjo parti ka nxjerre vetem nje eurodeputet, Bart Staes, i cili ka perfaqesuar te gjelbertit e Belgjikes perkrah 23 eurodeputeteve te tjere te ketij vendi anetar ne Parlamentin Evropian. Kesaj radhe, 10.7 milione belge do te dergojne vetem 22 perfaqesues ne Kuvendin Evropian. Zgjedhjet evropiane perkojne nga ana tjeter dhe me procesin elektoral rajonal te vendit. Cdo shtetas apo rezident belg eshte i detyruar te votoje dhe per deputetin e zones ku ai banon, ne rast te kundert duhet t’i paguaje shtetit gjoben qe varion nga nga 27 ne 1100 euro.
Qendrat e votimit do te hapen te dielen ne date 7 qershor nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 13. Ne Belgjike jetojne zyrtarisht afro 30 mije shqiptare me dokumente te rregullta qendrimi, nga te cilet, personat mbi moshen 18 vjec kane te drejte vote. Me origjine nga Bicaj, Kukes, Ahmet Gjanaj ka perfunduar studimet e larta per shkencat ekonomike ne Universitetin e Lire te Brukselit dhe ushtron profesionin e tij si ne komunen Molenbek ku u zgjodh pas gares elektorale te 2006 dhe ne qendren per ndermarjet, nje projekt ekonomiko-social evropian ne gjeneze, qe synon te ndihmoje biznesin e vogel.
Por votat e komunitetit shqiptar ne Belgjike ka rrezik te percahen, pasi pervec Ahmet Gjanajt, per here te pare, politikes i eshte futur me kembe e me duar dhe Valon Basha, kampioni boteror i taibox per vitet 2005-2008 per peshat deri ne 70 kg. Ne moshen 30 vjecare, Valoni ka mesuar se c’eshte programi politik e c’duhet premtuar. Me babain nga Kukesi, ndersa nena nga Prishtina, Valoni eshte femija i 6-te, me i vogli i shtepise, per te cilin prinderit jane kujdesur qe te mesoje gjuhen shqipe. Valoni ka ndjekur studimet e larta per informatike dhe renditet i 54-ti ne listen e kandidateve per deputete nga partia e qendres se djathte CDH per rajonin e Brukselit.
Top Channel