Kryetari i opozites, Edi Rama ka filluar rrugetimin e tij per zgjedhjet e 28 qershorit dhe pas Tiranes u ndal ne Fier.
Perkrah kandidateve te Qarkut te Fierit, shefi i socialisteve nenvizoi si qellim kryesor ndryshimin dhe synimin per ta bere Shqiperine nje vend te denje te familjes europiane. Rama nenvizoi me keqardhje se donte te kishte perkrah edhe deputetin e kesaj zone, te ndjerin Fatmir Xhindi, qe u vra pak kohe me pare, dhe keto fjale i tha teksa prezantoi te birin si deputetin me te ri ne moshe per kete qark.
Ashtu si dhe me kryeqytetasit, Rama kerkoi ne vigjilje te gares se madhe te fund-qershorit, t’u shpjegoje shqiptareve aryset se perse ai kerkon te behet kryeminister. Ndryshimi sipas tij, nuk mund te vije pa shembur muret e politikes se vjeter te hasmerive dhe merive qe jane ngritur ne gjithe Shqiperine.
’’Mos e coni voten tuaj dem. Mos e hidhni fuqine e investimit qe keni ne dore. Kjo eshte koha jone. Ne do fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase’’, theksoi kreu socialist. Rama kerkoi me shume arsye dhe force per te mos ju nenshtruar rregullave te lojes, sipas tij, te vjeter te akuzave shpifjeve dhe fyerjeve
’’Kjo bindje dhe nevoje historike per ndryshim me ka sjelle edhe kete per t’ju thene se dua te behem kryeministri i Shqperise qe loja e politikes se vjeter te mbaroje’’, shtoi shefi i selise roze. Kryetari i opozites u tha qytetareve te Fierit se synimi i tij eshte per ta sjelle politiken prane njerezve, per t’i nxjerre nga kutia e televizorit dhe per t’i sjelle prane njerezve, per te biseduar dhe per t’i degjuar ne cdo ore.
Top Channel