Kriza ul kostot e jeteses…por jo ne Shqiperi

30/05/2009 16:20

Kriza  nderkombetare, ndonese zhyti boten ne recesion, solli me vete edhe cmime te lira per konsumatoret.

Te gjithe treguesit e bursave nderkombetare prej kohesh kane reflektuar renie masive te cmimeve. Por shqiptaret nuk mund te perfitonin. Sipas te dhenave zyrtare te Institutit Kombetar te Statistikave, cmimet per pjesen derrmuese te mallrave dhe sherbimeve ne tregun me pakice jane me te larta se nje vit me pare dhe shume pak prej tyre kane reflektuar ulje e cmimsh si pasoje e krizes.

Te dhenat tregojne se rritjen me te madhe te cmimeve e kane patur pikerisht ato artikuj te cilet zene dhe peshen me te madhe te shpenzimeve mujore per familjaret. Cmimet per ushqimet, qe zene rreth 40 % te shpenzimeve mujore te nje familje, ishin ne prill te ketij viti 4.2 % me te rritura se sa e njeta periudhe e nje viti me pare. Rritje cmimesh me 3.1 % ka patur dhe grupi i dyte me i madh ne shpenzimet mujore, ai i qerave, ujit, lendeve djegese dhe energjise, per te cilin nje familje shpenzon mesatarisht 16.3 % te te ardhurave te saj.

Renie cmimi ka patur per transportin me 0.7 %, komunikimin 19 % dhe veshjet 0.1 %. Por te tre keto grupe mallrash dhe sherbimesh zene vetem 13.8 % te shpenzimeve te nje familje, ndaj dhe perfitimi nga ulja e cmimit te tyre eshte fare i reduktuar. Banka e  Shqiperise zyrtarisht thote se cmimet kane mbetur te larta per shkak te zhvleresimit te lekut ndaj euros, monedhe me te cilen blihet pjesa derrmuese e importeve shqiptare.

Por ka disa eksperte qe thone se njeri nga shkaqet qe nuk i lejon konsumatoret te perfitojne nga renia e cmimeve eshte dominimi i ekonomise se vogel shqiptare nga grupimet e fuqishme monopol, qe ne ndonje rast eshte pranuar edhe nga vete qeveria.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA