G99 zgjodhi nje menyre origjinale per te protestuar per mangesite, sipas saj, te procesit te pajisjes se qytetareve me karta identiteti.
Drejtues te ketij grupimi politik, protestuan perballe godines se Ministrise se Brendshme, duke perdorur ne sfond por edhe si permbajtje disa vargje te nje kenge te njohur te Modern Talking, ‘’No face, no name no number’’. Qellimin e shpjegon lideri i G99 Erjon Veliaj.
‘’Nje grup aktivistesh u entuziazmuam kur kryeministri zgjodhi kete kenge. Etiketim me te mire nuk mund te kishte zgjedhur per kete fushate sepse mijera shqiptare jane ende pa karta, pa emer dhe pa numer. Keta 100 mije shqiptare nuk jane gogla por jane njerez qe ne duam te perfshihen ne kete proces’’, shprehet Veliaj.
Dhe si mbyllje te protestes, drejtues te G99 leshuan ne sfond kolonen zanore te fushates se tij.
Top Channel