Durres e Berat, policet trajnohen per zgjedhjet

30/05/2009 08:00

Garantimi i rendit dhe qetesise gjate gjithe fushates zgjedhore, si dhe qendrimi larg qendrave te votimit gjate procesit, kane qene detyrat kryesore per efektivat blu ne Durres dhe Berat.

Per tri dite, uniformat blu te ketyre dy qyteteve jane trajnuar per te qene sa me profesionale gjate kryerjes se detyres ne procesin zgjedhor te 28 qershorit. Mbi 470 punonjes policie jane trajnuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres dhe Drejtorine e Kufirit dhe Migracionit. Mes te trajnuarve jane perfshire nivele te ndryshem punonjesish policie, si dhe punonjes policie funksionet e te cileve dalin civile.

Numrin me te madh te punonjesve te trajnuar e ka Komisariati i Policise se Durresit dhe sektore te drejtorise me 185 persona, i ndjekur nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, ku kane perfunduar trajnimin 163 punonjes. Per Komisariatin e Krujes jane trajnuar 89 punonjes policie, ndersa ne ate te Shijakut 35 efektive.

Nderkohe ne Berat 156 efektiva jane trajnuar nga specialistet perkates mbi kodin e etikes se policise, ligjin per tubimet dhe udhezimet e Komisionit Zgjedhor per detyrat e policise gjate procesit te zgjedhjeve. Efektivet jane njohur dhe me urdhrin e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per garantimin dhe sigurimin e rendit dhe qetesise per zgjedhjet e qershorit.

Uniformave blu u eshte kerkuar te garantojne ruajtjen e rendit dhe qetesise gjate gjithe procesit zgjedhor, dhe sidomos diten qe zgjedhesit do t’u drejtohen kutive te votimit.

Top Channel