Berisha ne Korce promovon reformat

30/05/2009 15:30

Kryeministri dhe kryetari i PD-se Sali Berisha ka vijuar fushaten ne qytetin e Korces ku premtoi se qeveria e drejtuar prej tij nuk do ta ndale ndryshimin e vendit deri ne zonat me te thella.

Berisha beri nje ekspoze te arritjeve te deritanishme te qeverise qe pas marrjes se pushtetit ne vitin 2005, nga pensionet, e rrogat, tek interneti ne shkolla, infrastrukturra rrugore, e deri tek antaresimi i Shqiperise ne NATO dhe aplikimi per ne Bashkimin Europian.

“I kam garantuar fermeret e Korces se nuk vij me tek ju per te premtuar asfaltimin e kesaj apo asaj rruge, por per t’u premtuar se do asfaltojme cdo rruge ne Korce dhe mbare Shqiperine”, u shpreh kryeministri.

Kreu i demokrateve nuk kurseu as akuzat e ashpra ndaj kryesocialistit Edi Rama. “Ne rast se te ka mbetur edhe nje gram i pergjegjesise qytetare ndaj shqiptareve, shko regjistro veten ne krye te listes. Shko regjistrohu, jam gati neser te mbledh Parlamentin te ndryshojme ligjet. Do t’i japim vendit zgjedhjet me te bukura, me te lira dhe me dinjiotoze ne historine e tij”, vijoi shefi i qeverise.

Berisha premtoi se qeveria, gjate 4 viteve te mandatit te dyte do te luftoje edhe me fort korrupsionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA