Pothuajse nje muaj pas vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi, prokuroria perqendron hetimet ne vetem tre pista te mundshme, duke rrezuar nje pjese dyshimesh se Xhindi mund te jete qelluar per motive pronesie.
Duke perjashtuar nga ngjarja motivet e pronesise, burime te besueshme pohuan se te treja pistat qe jane tashme me te fortat per tu ndjekur, jane te lidhura me njera-tjetren. Top Channel nuk po permend emra te dyshuarish per shkak te sekretit hetimor, por nje nder pistat mbi te cilat hetuesit jane perqendruar, ka lidhje me nje konflikt te vjeter, i cili ka agravuar deri ne meri mes dy familjeve.
Sipas grupit hetimor, per pisten tjeter ku serish ka te dyshuar, ka lidhje me dhenien e nje vendimi vite me pare nga gjykata dhe ku autori apo autoret mund te kene menduar se deputeti socialist ka influencuar ne dhenien e ketij vendimi. Meqenese ceshtja vazhdon te jete tek krimet e renda, pista e trete ka lidhje me cilesite e vecante te deputetit socialist, cka do te thote se per ekzekutimin e Fatmir Xhindit po zbardhet edhe nje ngjarje e disa viteve me pare, e ndodhur per arsye politike.
Pas vrasjes se Xhindit ,zyrtarisht per kete ngjarje ka dale vetem ministri i Brendshem, i cili ka pohuar se grupi hetimor ndodhet prane zbardhjes se ngjarjes, ndersa publikimi i ketyre tre pistave behet pas nje sere pistash te dhena per shtypin gjate kesaj kohe.
Top Channel