Nishani: Kane aplikuar 450 persona pa pasaporte
29/05/2009 17:50
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka reaguar ndaj ankesave te opozites per procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.
Ne nje deklarate per shtyp, Nishani ka dhene te dhenat statistikore qe sipas tij tregojne se procesi po ecen normalisht.
“Nese i referohemi totalit, kjo shifer kalon 450 mije qytetare pa pasaporte qe kane aplikuar. Opozita ka pretenduar qe te pajisen 500 mije qytetare. Eshte plotesisht e mundshme te pajisen edhe 400 mije te tjere per karta, vetem se ata duhet te jene ne Shqiperi qe te paraqiten tek zyrat e aplikimit”, ka pohuar Nishani.
Top Channel