Ndonese ne fushate aktive qe prej me shume dy muajsh, fillimi i fushates zyrtare percaktohet nga Kodi Zgjedhor 30 dite para dates se zgjedhjeve dhe perfundon 24 ore para kesaj date.
Pra diten e shtune date 27 qershor dhe gjate tere dites se diel 28 qershor, partite dhe mediat duhet te respektojne ate quhet heshtje zgjedhore.
Gjate diteve te fushates zyrtare, partite mund te bejne fushate me cdo menyre te mundshme ligjore, pra me takime, tubime politiko-festive, billborde dhe afishe publike, reklama me pagese apo falas, sipas rastit.
Caktimi i vendeve publike per afishimin e materialeve propagandistike, eshte detyre e kryetarit te njesise vendore, bashki ose komune.
Ai duhet ta beje kete ne menyre te drejte dhe te paanshme. Cdo afishim jashte vendeve publike te autorizuara sjell heqjen e materialeve nga organet e zbatimit te ligjit.
Ne televizonet private dhe ate publik, dy partite e medha, PS dhe PD perfitojne kohe te barabarte ne edicionet informative, kurse partite e tjera parlamentare, pavaresisht nese njera ka 11 deputete dhe tjera vetem 1, kane kohe te barabarte.
Me pak te privilegjuar ne kete mes mund te ndihet LSI dhe Partia Republikane, qe jane partite me numrin me te madhe te deputeteve pas PD dhe PS, por ky eshte ligji.
Dhe per zbatimin e ligjit operatoret radiotelevizive monitorohen nga nje bord i posacem, qe ne rast shkeljesh mund te kerkoje nga gjobe deri bllokim per 48 ore te operatorit. Vendimin e merr KQZ-ja.
Nderkohe qe kjo fushate do t’i kushtoje taksapaguesve 65 milione leke te reja, qe sipas formules se shperndarjes, thelen e luanit do ta marre PS dhe PD.
Kodi Zgjedhor ndalon perdorimin per qellime te fushates te burimeve publike, ne nivel qendror apo lokal. Ketu bejne pjese asetet e luajtshme dhe te paluajtshme, por edhe burimet njerezore te administrates se institucionit brenda orarit te punes.
Por Kodi lejon marrjen donacioneve private nga persona fizike dhe juridike vendas deri ne 1 milione leke te para te thata apo kundervlere ne sende dhe sherbime.
Mirepo kompanite te cilat ne dy vitet e fundit kane perfituar fonde apo kontrata publike dhe koncesione ne nje vlere mbi 10 milione leke, nuk mund te bejne dhurata per partite.
Dhurata nuk mund te bejne as aksioneret qe ushtrojne veprimtari ne fushen e medias. Financimi i partive politike ka qene ne fakt nje nga anet me te erreta te fushatave te shkuara.
Top Channel