LSI hap fushaten ne Durres

29/05/2009 15:30

Levizja Socialiste per Integrim ka zgjedhur Durresin per te hapur fushaten e saj per zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke prezantuar kandidatet per kete qark kryetari, Ilir Meta theksoi se ka ardhur koha qe Berisha te dale ne pension politik per t’i hapur rruge zhvillimit te vertete te vendit.

“Jemi ketu per t’i dale zot Shqiperise, per te dale nga kriza ne rrugen e shpetimit, ne rrugen e punesimit, si e vetmja rruge. Dua t’i them Berishes qe t’i mbaje larg duart nga zgjedhjet”, u shpreh Meta.

Kryetari i LSI, Ilir Meta, nuk kurseu as akuzat ndaj kreut te bashkise se Durresit, Vangjush Dako i zgjedhur i PS-se te cilin e quajti nje hakmarres primitiv qe largon nga detyra punonjesit per shkak te bindjeve politike.

Sic eshte sipas Metes edhe rasti i ish-futbollistit durrsak Shyqyri Ballgjini, i cili kaloi me LSI–ne.

Ne kete miting ne krah te Metes ka qene edhe kryetarja e bashkise se Shijakut, Aferdita Alite e cila eshte larguar nga PS per t’u afruar tek Levizja Socialiste per Integrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA