Legalizimet, hetim per pastrim parash

29/05/2009 08:00

Nuk do t’i shpetojne procedures se verifikimit per pastrim parash as ndertimet informale, te kryera kryesisht ne fillim te viteve ’90-te.

Pas bankave, zyrave te kembimit valutor, notereve, tani dhe zoteruesit e tokave, mbi te cilat kane ndertuar objekte pa leje, do te jene proces verifikimi, ne rast se zyrat e ALUIZNI-t, dyshojne per pastrim parash. Per kete qellim, pak kohe me pare, Keshilli i Ministrave ka nxjerre per zbatim nje udhezim, qe ngarkon Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, per hartimin e formulareve, qe duhen plotesuar nga zyrat e ALUIZNI-t dhe hipotekat.

Ne rang vendi numerohen rreth 350 mije ndertime informale, te cilat jane ne proces legalizimi. Deri tani jane pergatitur dosjet dhe miratuar per legalizim rreth 100 mije ndertime.

Qellimi i udhezimit te miratuar nga Keshilli i Ministrave eshte percaktimi i formes, menyrave dhe procedurave raportuese te subjekteve, si banka, notere etj., tani dhe zyrat e ALUIZNI-t dhe hipotekave. Ky udhezim parandalon perdorimin e ketyre subjekteve per pastrim parash dhe financim terrorizmi.

Top Channel