Koka e Zeusit, TCH zbardh linjen e trafikut
29/05/2009 19:45
Top Channel ka hedhur drite mbi shitjen e kokes se Zeusit, duke iu afruar personit qe coi ne Londer monumentin.
Investigimi ne Londer, Tirane e Rome con ne shtepine e ankandeve “Christies”. Nga informacione te marra nga burime konfidenciale, rezulton se poseduesi i kokes ka perdorur tjetersimin e emrit kur e ka paraqitur ne ankand.
Fillimisht shitja ka filluar me 6 mije sterlina per t’u ngjitur me pas ne shifren 12.600, duke u blere nga biznesmeni italian Massimo Rossi.
Por policia angleze thote se nuk ka marre asnje te dhene nga homologet shqiptare per hetimin mbi kete objekt, i vjedhur ne territorin shqiptar ne vitin 1991.
Top Channel