Helmimi i studenteve nuk ka ardhur nga ushqimi

29/05/2009 15:55

Helmimi i 50 te rinjve shqiptare nga Maqedonia duket se ka ardhur jo nga konsumi i ushqimit ne fast-food, por nga lodhja, pijet alkoolike dhe nga perzierja e ushqimeve te ndryshme gjate turit te tyre kater ditor.

Ne Institutin e Shendetit Publik jane duke u bere analizat te cilat do te verifikojne shkakun qe solli probleme shendetesore tek ky grup te rinjsh.

Por deri ne perfundim te analizave lokali ku kane darkuar te rinjte, te cilet kane konsumuar pica dhe pije freskuese do te qendroje i mbyllur.

Studentet e helmuar jane nxenes te vitit te trete te nje shkolle te mesme nga komuna e Kercoves ne Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA