Ne shtator virusi H1N1 pritet te perfshije nje numer me te madh vendesh per shkak te klimes se pershtatshme, ku nuk perjashtohet as Shqiperia.
Profesor Giovanni Rezza, drejtor i Kerkimeve Shkencore ne Departamentin e Semundjeve Infektive ne Rome shprehet se per momentin Shqiperia eshte me e qete edhe se Italia per sa i perket virusit H1N1, por nje mundesi e madhe risku per te dy vendet eshte muaji gusht kur fillon dhe levizja e emigranteve.
“Per Shqiperine, aktualisht situate eshte e qete. Por mendoj se vendet si Italia dhe Shqiperia ashtu si dhe vende te tjera te Europes riskojne ne stinen e vjeshtes pasi hapen shkollat,frekuentohen lokalet e mbyllura dhe virusi ka tendence per t’u perhapur me shpejt. Natyrisht duhet ta marrim me te qete,te identifikojme sa me shpejt rastin me qellim parandalimin e perhapjes se virusit. Qytetaret duhet te evitojne lokalet e mbyllura per te zvogeluar mundesine e infektimit nga ana tjeter mendohet te jete gati dhe vaksina e posacme me te cilen mund te vaksionojme nje pjese te popullsise”, u shpreh profesor Rezza.
Drejtues te larte ne Ministrine e Shendetesise thone se situata eshte nen kontroll, pasi kjo eshte vene re edhe ne rastet e dyshuara ne vendin tone. Por ndonese vaksina per virusin H1N1 pritet te dale ne muajin qershor Shqiperia nuk do te kete fatin te furnizohet me te menjehere.
Gjithsesi specialistet thone se ne vendet europiane virusi i gripit te derrit nuk ka qene i tipit agresiv.
Top Channel