Autoritetet greke kane njoftuar rastin e katert ne vend me gripin e derrave.
Behet fjale per nje 23-vjecare shtetase greke, e cila eshte kthyer dje nga Nju Jorku.
Sipas deklarates se Ministrise se Shendetesise sapo ajo ka mberritur ne aeroportin e Athines eshte cuar per kryerjen e nje sere analizash te tjera dhe i eshte rekomanduar te qendroje e izoluar ne shtepi, deri sa te dalin analizat e testit te dyte.
Me pas do te shoqerohet sipas procedures kuruese qe zbatohet ne keto raste nga organet shendetsore. Ministri grek i Shendetsise Dimitris Avramopulos ka bere thirrje per gjakftohtesi.
“Nuk ka asnje arsye shqetesimi apo frike.Rastet e gripit jane ato qe priteshin dhe do te vazhdojme me te njejtin intensitet dhe kujdes te ndjekim ecurine e gripit te ri ne periudhen kohore qe vjen”, u shpreh Avramopulos.
Gjithashtu rastet e tjera qe kurohen me gripin A/ N1 H1 ne spitalet e Athines dhe Selanikut shfaqin shenja te mira shendeti .
Organet greke kane shprehur shqetesimin se ne muajt e veres me mberritjen e shume turisteve ne vend edhe rastet e gripit do te shtohen prandaj dhe eshte kerkuar prej mediave informim sa me i gjere i opinionit publik.
Top Channel