Fier, policia bllokon 100 kg kanabis

29/05/2009 18:20

Policia e qytetit te Fierit, ne nje operacion anti-droge te zhvilluar pasditen e sotme ka sekuestruar nje sasi te konsiderueshme lende narkotike, si dhe ka arrestuar dy persona.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave permes operacionit te koduar “Weekend 2” u be e mundur sekuestrimi i 100 kg droge e llojit kanabis sativa dhe arrestimi i dy kusherinjve Ylli dhe Muhamet Muska.

Burimet saktesojne me tej se droga u gjet ne banesat e dy te arrestuarve dhe shtojne se po zhvillohen hetime per te identiifkuar personat e tjere te perfshire ne kete rrjet trafiku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA