Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha u ka kerkuar voten qytetareve te Durresit ne emer te besimit qe, sic tha ai, qeveria krijoi me punen e saj keto 4 vjet tek shqiptaret dhe partneret nderkombetare.
Zoti Berisha permendi futjen e vendit ne NATO, aplikimin per vend anetar ne Bashkimin Europian dhe sipas tij gjithcka erdhi per shkak te reformave dhe luftes kunder korrupsionit, prej nga u shpetuan sipas Berishes rreth 5 miliarde dollare.
“Dyfishuam pensionet ne fshat, i rritem ato ne qytet, dyfishuam rrogat e arsimtareve, mjekeve; u beme te besueshem dhe ndertuam ne kete vend afersisht 6 mije kilometra rruge. Ne meritojme besimin se po ndertojme rrugen Durres-Kukes qe i ben portet me te rendesishmit ne Ballkan”, u shpreh Berisha.
Kreu i demokrateve perseriti ne Durres premtimin kryesor per pergatitjen e anetaresimit te vendit ne Bashkimin Europian 4 vitet e ardhshme.
Top Channel