260 motorra “pushtojne” rruget e Tiranes

29/05/2009 22:50

Per te dyten vit radhazi, shoqata “Krahet e hekurt” ka mbledhur te apasionuarit e motorrave te fuqive te ndryshme.

Rreth 260 motorra, pjesa me e madh nga Shqiperia, por edhe Kosova, Maqedonia dhe Luksenburgu, kane pushtuar rruget e Tiranes ne diten e pare te ketij tubimi, nderkohe pritet qe numri i tyre te rritet diten e shtune.

Drejtuesit e kesaj shoqate bejne te ditur se data 29 maj eshte kthyer tashme ne diten e motorristave shqiptare, nderkohe qe theksojne se qellimi i ketij tubimi eshte njohja me te apasionuar te tjere te ketij sporti nga qytete dhe shtete te ndryshme.

Vitin e kaluar qe ishte i pari ne Shqiperi, tubimi u mbaj ne qytetin bregdetar te Durresit ku morren pjese me shume se 250 te apasionuar te ketij sporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA