PS cel sot fushaten zgjedhore

28/05/2009 15:35

Ne mitingun qe do te hape zyrtarisht fushaten e saj elektorale, Partia Socialiste duket se do te luaje fort karten e kryetarit te saj, Edi Rama, tre here rresht kryetar bashkie ne kryeqytet, ku ka fituar bindshem.

Socialistet thone se ato qe zoti Rama ka mundur te realizoje ne kryeqytet, ai mund t’i realizoje edhe ne shkalle republike.

“Me 28 qershor Shqiperia dhe shqiptaret do te sjellin ndryshimin. Rama dhe PS ofrojne nje vizion te ri dhe zgjidhje te reja. Festa e ndryshimit nis sot ne oren 19:00 ne qytetin Studenti”, u shpreh socialisti, Besnik Baraj.

Nderkohe, disa qindra metra nga selia e partise, ne fushen e qytetit Studenti, kryetari Rama, i kujdesshem deri detaje per daljet e tij publike, po kontrollon pergatitjet e fundit.

Sipas tij, mitingu i sotem ka nje simbolike te fuqishme historike.

“Eshte nje moment festiv. Kjo fushe ka nje evokim te forte, pasi prej ketej mori fryme shperthyese endrra e vjeter e Shqiperise si gjithe Evropa dhe ketu ne deshirojme te kemi se bashku njemoment reflektimi dhe angazhimi per te ardhmen”, u shpreh Rama.

Kryetari Rama premton se nuk do te jete gjithçka politike, por do te kete edhe muzike. Por pa thene nese do te kendoje, per here te pare publikisht, kengen e tij te re me “West Side Family”.

Top Channel