Minxhozi: Zgjedhjet jane te rrezikuara
28/05/2009 21:50
Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Skender Minxhozi ka shprehur bindjen e tij se mazhoranca aktuale nuk do te mund te qeverise ne nje mandat te dyte.
“Nuk ka asnje sondazh qe te nxjerre mazhorancen aktuale serish ne qeverisje”, ka deklaruar Minxhozi ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.
Ai ka shprehur shqetesimin e tij per procesin zgjedhor, i cili sipas tij eshte i kercenuar nga mungesa e infrastruktures zgjedhore.
“Kam friken se ndodhemi para nje realiteti delikat te oreve te fundit. Pjesa logjistike e zgjedhjeve kam pershtypjen se do te jete nje kocke e forte qe do te ngece ne fytin e politikes. Ceshtja qe shtrohet eshte a do kete zgjedhje me 28 qershor”, ka pohuar Minxhozi.
Top Channel