
Merret peng, keqtrajtohet, perdhunohet dhe me pas kercenohet. Kjo ngjarje tragjike i ka ndodhur nje adoleshenteje nga Tirana, e cila ka rene pre e kesaj dhune makabre nga shoku i saj, vetem 18 vjec.
Per dy dite, 16-vjecarja L. L. nuk ka ditur se ku ndodhej, nga dhuna e ushtruar ndaj saj. E kur eshte liruar, nga tmerri i perjetuar, nuk ka dashur te tregoje se cfare i kishte ndodhur. Por prinderit e saj me ndihmen e psikologeve e kane bindur qe te rrefeje ngjarjen makabre, nderkohe qe policia ka shpallur ne kerkim autorin. Para psikologut, vajza, nxenese e vitit te dyte ne shkolle te mesme, ka rrefyer me detaje se cfare i kishte ngjare. Ajo ka shpjeguar se e njihte prej pak kohesh Genc L.
Disa here kishte frekuentuar kafenete e kryeqytetit, deri me 22 maj, kur ai e ka marre me mjetin e tij dhe e ka derguar ne nje banese private prane Doganes. Aty kane hyre brenda dhe ai i ka thene se jetonte i vetem. Vajza, duke mos i pelqyer sjellja e tij, i ka kerkuar te ktheheshin serish. Por ai nuk ka pranuar, madje ka filluar ta provokoje, duke e pyetur pse kishte shkuar deri aty. E keshtu mes tyre ka lindur nje debat, qe ka degjeneruar ne goditje ndaj adoleshentes. Ajo eshte goditur me grushta ne fytyre, ne trup, duke marre nje sere plagesh.
Me pas eshte lene e shtrire pa ndjenja, ndersa 18-vjecari ka dale me shoket. Ai eshte kthyer me vone, e ka gjetur pa ndjenja dhe e ka sjelle ne vete. I ka bertitur duke e kercenuar se nuk do ta leshonte kurre. E ka rrahur serish dhe me pas e ka perdhunuar. Vajza e re eshte munduar t’i shmanget ketij krimi, por nuk ka mundur. E ka lene serish te shtrire ne nje krevat ne banesen private e me vone e ka perdhunuar serish.
Duke perjetuar kete tmerr, vajza i eshte pergjeruar qe ta linte te lire. Por ai nuk ka pranuar. Vetem pas 48 oreve eshte bindur ta liroje, duke e kercenuar se do ta vriste nese i tregonte njeriu se cfare kishte ndodhur. Sipas grupit hetimor, ajo ka shenja dhune ne trup dhe agresori tashme eshte i identifikuar dhe arrestimi i tij eshte vetem ceshtje kohe.
Policia tha se ai do te akuzohet per plagosje te rende, perdhunim, kanosje dhe per pengmarrje.
Top Channel