Kaos e kercenime ne gjykate

28/05/2009 15:25

Gjyqi ndaj bandes se Durresit ka deshtuar serish, kete rradhe mes kaosit, akuzave dhe kercenimeve.(UPDATE)

Per gati dy vjet, cdo te enjte mbi 20 forca te ‘briskut’ sjellin ne salle te pandehurit dhe bashkepunetorin e drejtesise, Adriatik Coli, por pavaresisht masave dhe kostos, drejtesia deri me tani nuk ka arritur te degjoje deshmine e e tij

Edhe atehere kur Gjykata e Krimeve te Renda arriti t’i mblidhte ne seance te gjithe avokatet e asaj qe prokuroria e quan si banda e Durresit, serish gjyqi deshtoi.

Menjehere sapo gjykata ka urdheruar boshatisjen e salles nga mediat per te degjuar deshmine e Adriatik Coli, kane reaguar te pandehurit duke shkaktuar edhe nderprerjen e seances.

I pandehuri Lulzim Berisha ka shkarkuar nga mbrojtja dy avokatet e tij Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia, duke shkaktuar edhe tension ne seance.

Gjykata ka urdheruar zevendesimin e tyre me avokate te shtetit dhe per tre te pandehur te tjere te cilet do te jene te dubluar ne rast se kolegu i tyre mungon.

Por Endrit Taullai, thane burimet, kercenoi gjykaten dhe prokurorine me shprehjen : Do ta shihni, ne rast se me jepni nje avokat qe nuk e dua” .

Avokatet, te cilet per mbi 70 seanca jane bere molla e sherrit edhe per palen e prokurorise kane nxitur edhe te pandehurin e te penduarin Aderiatik Coli t’i kercenoje ata me paralajmerimin: “Vazhdoni te mos vini ne proces, se plumin do te hani” .

Ne fakt zvarritja e ketij procesi me mungesen e qellimshme te avokateve ka precedence te meparshme edhe ne gjyqin e njohur si kokaina.

Ne ate kohe mungesa e avokateve e vuri drejtesine perpara pamundesise per te vijuar gjykimin dhe gjykatesit pas disa muajve me radhe e zhbllokuan situaten pikerisht me formulen qe tentoi te perdore gjykatesi Gurali Brahimllari,perjashtimin e avokateve dhe zevendesimin e tyre te detyrueshem.

Top Channel