
20 mesues te perzgjedhur nga ana e Ministrise se Arsimit do te izolohen nga kontaktet e jashtme, per te qendruar nje jave ne ambientet e Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve (AVA).
Ata kane per detyre qe mes nje fondi pyetjesh te servirura tashme nga nje numer i madh specialistesh dhe mesuesish te Letersise, te perzgjedhin disa variante per tezen finale te provimit te detyruar te kesaj lende. Fondi i pyetjeve, sipas drejtorit te AVA-s, Alfons Harizaj, kete vit eshte 10-fish me i larte.
Lidhur me pergatitjen e tezes finale nga MASH jane zgjedhur dy emra profesoresh qe kane per detyre te pergatisin zarfet alternative me tezat e perzgjedhura. Ato do te mund te dalin nga ambientet e AVA-s vetem diten e provimit te Gjuhes dhe Letersise dhe te nisen drejt Ministrise se Arsimit per te perfunduar ne duart e kreut te ketij institucioni.
Ne perputhje me rregulloren e matures shteterore eshte vete ministri i Arsimit ai qe vendos per tezen finale, e cila me pas shumefishohet dhe dergohet po diten e provimit neper te gjitha shkollat e vendit.
Hartuesit e tezave, se bashku me punonjesit e tjere te AVA-s, nuk do te kene asnje mundesi komunikimi. Madje atyre nuk u lejohet as perdorimi i celulareve apo i internetit pergjate gjithe javes para provimit. Per te shmangur presionet nga jashte, per ta godina e AVA-s do te ruhet nga forca te policise.
Top Channel