Prespe, peshqit ngordhen nga semundja mykotike

27/05/2009 16:10

Specialistet e sherbimit veterinar dyshojne se ngordhja e peshqve ne liqenin e Prespes  mund te kete ndodhur si pasoje e nje semundje mykotike.

Per kete arsye jane marre monstra, te cilat do t’i nenshtrohen analizave laboratorike per te konfirmuar shkakun e vertete qe ka cuar ne nje situate te tille.

Ashtu si dhe fenomeni i meparshem nuk perjashtohet mundesia qe te kete ndodhur nje fenomen natyror me liqenin megjithate sipas sherbimit veterinar do te jene analizat laboratorike dhe pergjigja e tyre qe do te thote edhe fjalen e fundit per ate qe ka cuar ne ngordhjen e cironkave.

Sipas drejtorit te Sherbimit Veterinar ne Korce, Benjamin Napuce nje fenomen i tille ka prekur edhe pjesen tjeter ne palen maqedonase dhe per kete ka patur dyshime se mund te kete nje semundje mykotike.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta