
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i gjendur nen akuze ne Gjykaten e Larte per tragjedine e Gerdecit, dergon ne gjykate Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama dhe drejtorin e Zyres se Hetimit dhe Ndjekjes Penale zotin Sokol Stojani.
Ish-ministri ka depozituar ne gjykaten penale te Tiranes dy padi te vecanta per secilin nga funksionaret me te larte te Prokurorise se Pergjithshme dhe i kerkon gjykates te urdheroje nisjen e hetimeve per ta, pas pushimit te ceshtjes nga prokuroria e Tiranes.
Behet fjale per nje kallezim te bere nga i pandehuri i tragjedise se Gerdecit, te depozituar gati nje muaj me pare, ku e akuzonte kreun e akuzes shqiptare per nxjerrje te sekretit hetimor gjate nje konference shtypi, atehere kur zonja Rama sqaroi per pulikun detaje mbi tragjedine qe u mori jeten 26 personave dhe u plagosen 300 te tjere.
Ndersa per drejtorin e zyres me te rendesishme ne Prokurorine e Pergjithshme, po ashtu edhe kreu i hetimeve per tragjedine e Gerdecit, Sokol Stojanin, ish-ministri prendon se ka derguar mesazhe me qellim denigrimin e tij.
Prokuroria e Tiranes e pushoi ceshtjen ne fillim te majit me arsyetimin se mungonin elemente per nisje procedimi penal, cka solli edhe dergimin e dy ankimeve ne Gjykaten e Tiranes. Keto dy padi do te gjykohen vec e vec nga gjyqtaret Fehmi Petku dhe Kreshnik Omari.
Top Channel