Mallakaster, vret fqinjin me kosore

27/05/2009 23:15

Nje person ka mbetur i vdekur ne vend pasi eshte qellluar me nje kosore nga nje prej fqinjve te tij me te cilin prej kohesh ka patur nje konflikt pronesie.

Ngjarja ka ndodhur ne Pocem te Mallakastres, ku Aliko Malaj mbeti i vdekur ne vend gjate nje konflikti me shtetasin Perparim Merkaj.

Konflikti ka nisur ne fillim fizikisht dhe me pas ka perfunduar me vdekjen e 60 vjecarit Aliko Malaj.

Autori i dyshuar i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua nga policia pak ore me vone dhe ndodhet ne ambjentet e komisariatit te Mallakastres ku gjate pyetjeve nga policia e ka pranuar krimin.

Policia tha se ne vendin e ngjarjes eshte gjetur edhe nje pistolete, por ajo ka saktesuar se nuk eshte arma e krimit.

Top Channel