
Nevoja eshte nena e te gjitha shpikjeve. Kerkuesit e Universitetit te Kembrixh dhe Queen Mary ne Londer kane zbuluar se korbat jane aq dinake sa edhe shimpazete…sidomos kur behet fjala per ushqim.
Eksperimenti u krye me kater korbe te zakonshem, te rritur ne kushte per mbijetese. Ne disa eksperimente te kryera u pa se si ata me ane te gurit arriten te nxirrnin ushqimin e futur ne nje tub.
Keta lloj zogjsh treguan se dinin te zgjidhnin madhesine e duhur te gurit qe do te shtynte ushqimin jashte tubit.
“Studimi eshte i rendesishem, sepse nuk eshte treguar kurre me pare se kjo specie perdorte instrumenta te tjere vec sqepit per te siguruar ushqimin”, thote nje prej shkencetareve.
Ky eksperiment eshte kryer edhe pak kohe me pare te shimpanzete, te cilet vepruan ne te njejten menyre per te marre ushqimin e tyre.
Top Channel