Kartat, opozita ultimatum qeverise

27/05/2009 15:30

Partia Socialiste, konstante ne shqetesimin e saj per procesin e pajisjes se qytetarave me karta identiteti, thote se ai eshte shume prane deshtimit. (UPDATE)

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze, Kastriot Islami tha se arsyet e ketij deshtimi jane paaftesia dhe mungesa e vullnetit te qeverise duke i shtuar sipas tij dhe synimin e kryeministrit per te transformuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne asnje rast nuk do te lejohet zhvillimi i zgjedhjeve te manipuluara. Nuk do te lejohet ndryshimi apo transformimi i rezultateve permes lojes se leternjoftimeve”, u shpreh Islami.

Zoti Islami perseriti kerkesen e PS-se drejtuar Ministrise se Brendshme ne kuadrin e transparances dhe duke kerkuar listen e votuesve me pasaporte, listen e votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar si dhe listen e votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar dhe kane marre leternjoftimin.

Zyrtari i larte i selise vendosi si date te fundit per te marre pergjigje per keto tre kerkesa daten 31 maj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta