
Perkunder rekomandimeve te Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes se Shqiperise per kontroll te rrepte te shpenzimeve publike, qeveria po tregohet agresive tashme qe vendi eshte ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme.
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave tregojne se shpenzimet e qeverise per 4 muajt e pare te vitit kane arritur rekordin historik 111.6 miliarde leke, ose 2 per qind me shume se parashikimi ne fillim te vitit.
Tejkalimin me te forte e kane investimet publike, te cilat jane realizuar 137 per qind me tejkalim 8.4 miliarde leke me shume se plani. Tejkalimin mbi parashikimet kane edhe shpenzimet pe pagat dhe personeli te cilat jane respektivisht 113 % dhe 116 per qind.
Perqendrim te investimeve edhe shpenzimeve mbi parashikimet jane verejtur gjithnje ne rang fushatash. Keshtu ndodhi edhe ne vitin 2005, kur ish-qeveria socialiste i tejkaloi shpenzimet me rreth 26 per qind.
Por kete radhe buxheti i shtetit kercenohet edhe nga deficiti, i cili eshte gati 2 here me i larte se parashikimi. Sipas te dhenave zyrtare, deficiti buxhetor ishte ne prill 6.1 miliarde leke me shume se plani.
Per vitin 2009 qeveria kishte parashikuar ne buxhet nje deficit prej 4 % te produktit te brendshem, por FMN parashikon se kjo shifer do te jete me e larte.
Nje deficit i larte dhe nje kerkese ne rritje e qeverise per financim aktualisht ne kohe krize po jep efektet e veta dhe ne tregun e brendshem ku jane ndikuar jo vetem kursi i kembimit, por dhe normat e interesit te kredive.
Top Channel