
Zevendesministri i Jashtem grek per Ceshtjet e Diaspores, Theodhoros Kasimis zhvilloi te marten nje vizite ne Himare, ku u takua me banore dhe autoritete lokale atje.
Gjate takimit me kryetarin e bashkise se qytetit dhe njekohesisht kryetar i organizates “Omonia” te minoritetit grek, Vasil Bollano, ata diskutuan ceshtje te zhvillimit infrastrukturor te zones si dhe pane nga afer punimet ne disa pika te saj.
Pas takimit Kasimis u pyet nga gazetaret edhe ne lidhje me problemet e brendshme ne organizmat qe perfaqesojne minoritetin grek pas carjes se fundit qe shkaktoi vendimi per t’u larguar nga aleanca me PD-ne dhe per t’u afruar me socialistet.
“Ceshtja e zgjedhjeve politike ne Shqiperi dhe pozicionimi i cdo subjekti, eshte nje ceshtje e brendshme e ketij vendi dhe ne nuk na intereson. E rendesishme eshte qe si populli shqiptar ashtu edhe minoriteti grek, te punojne se bashku ne te mire te zhvillimit dhe te integrimit sa me te shpejte te vendit ne strukturat evropiane”, u shpreh ai.
Zevendesministi i Jashtem grek tha se pas nje viti qe kishte qene ne Himare per here te fundit, kishte gjetur nje zone me te zhvilluar dhe me nje infrastrukture rrugore shume me te mire.
Dje Kasimis ishte edhe ne disa zona minoritare ne Gjirokaster, Sarande e Delvine ku mori pjese ne perurimin e veprave infrastrukturore si ura, rruge e shkolla qe lidhin fshatrat me qendrat urbane, vepra te financuara nga nje projekt i Ministrise se Jashtme greke per zonat ku banon kryesisht minoriteti grek.
Zevendesministri i Jashtem tha se “vjet Greqia financoi ne Shqiperine e jugut, 48 milione euro per infrastrukturen, ndersa totali per 6 vitet e fundit arrin ne 210 milione euro”.
Top Channel