
Kriza e likuiditeteve po pershkallezohet edhe ne ekonomine shqiptare dhe biznesi eshte ai qe po goditet me fort nga ajo.
Shoqatat e sipermarrjes ankohen se shume biznese jane ne veshtiresi likuditeti dhe e kane gati te pamundur te marrin kredi neper banka.
“Bankat ngurrojne ne dhenien e kredive. Edhe ato banka qe japin kredi kane nje norme interesi shume te larte”, u shpreh Sajmir Bidaj, nenkryetar i Fasonisteve.
Nderkohe Floreta Luli Faber, nga Dhoma Amerikane e Tregtise, theksoi se ne kete moment ndodhemi ne kushte per te marre kredi per bizneset, per arsye edhe te niveleve te larta.
Ai qe eshte prekur me fort nga mungesa e likuditetit eshte sektori i ndertimit, tek i cili bankat thuajse e kane humbur totalisht besimin, pavaresisht se disponon garanci te medha pasurore.
“Bankat nuk po pranojne me kolateralet e sektorit te ndertimit per shkak se kredua afatshkurter nuk shtyhet per nje ose dy vjt, por duhen te pakten kater vjet”, u shpreh Ilir Hebovia, nga Shoqata e Ndertuesve.
Banka e Shqiperise parashikon se ritmet e kreditimit te ekonomise do te bien me rreth 3 deri ne 4 here kete vit krahasuar me mesataren e viteve te fundit.
Top Channel