Zv/presidenti amerikan Joseph Biden e mbylli viziten ne Kosove dhe te gjithe turin ne Ballkan me nje takim me ushtaret amerikane ne Kampin e Bondstillit, ku edhe ishte parashikuar te kalonte naten perpara kthimit ne Washington.

Biden vizitoi marinsat ne bazen me te madhe ne rajon. Mesazhi qe u percolli numri dy i Shtepise se Bardhe, ishte ai qe presidenti Obama theksoi edhe gjate fushates elektorale.

”Ne si komb kemi detyrimin e shenjte te perkujdesemi per ata qe nisen drejt rrezikut dhe te bejme te njejten gje edhe kur ata kthehen ne shtepi”.

1400 ushtare amerikane ndodhen te stacionuar ne Kosoves, si pjese e misionit te NATO-s.

Top Channel