
Zevendespresidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi ne Prishtine se qellimi i politikes se SHBA-ve eshte ndihma per vendet e Ballkanit Perendimor per themele te forta dhe integrim te plote ne Evrope.
Ne nje fjalim ne Kuvendin e Kosoves, numri dy i Shtepise se Bardhe rikonfirmoi se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kerkojne nje stabilitet dhe zhvillim te metejshem te shtetit te ri.
Duke vleresuar progresin e deritanishem dhe perpjekjet per bashkejetese te mire me komunitetin serb, Biden keshilloi qe shteti duhet te vijoje perpara me planin Ahtisari dhe t’i jape pushtet komunal komuniteteve entike.
“Duhet te beni shume me teper qe te kete struktura shumeetnike ne polici, dogane dhe institucione”, u shpreh Biden.
Zevendespresidenti kerkoi fuqizimin e shtetit ligjor, nderkohe qe siguroi edhe njehere mbeshtetjen e SHBA-ve.
Biden theksoi se inkurajon serbet te marrin pjese ne strukturat e Kosoves dhe te mos krijojne institucione paralale, ndersa premtoi edhe nje here se nuk ka asnje shans per ndarjen e vendit.
Top Channel