Sot ne Tirane, Presidenti i Asamblese se OSBE-se

15/05/2009 08:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi akreditimin e 39 vezhguesve afatgjate te OSBE-ODIHR, ne krye te te cileve qendron Audrey Glover.

Sakaq, Presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Zhoao Soares, do te zhvilloje sot ne Tirane takime me kreret e shtetit dhe te opozites. Ne kete forme eshte gjetur nje zgjidhje e mesme ndermjet qeverise dhe kreut te misionit vezhgues, e kontestuar nga ekzekutivi.

Tri dite me pare, kreu i KQZ-se, Arben Ristani, anuloi takimin e parashikuar me shefen e ketij misioni, pa dhene asnje shpjegim. Pavaresisht kontestimeve, KQZ eshte detyruar te pranoje akreditimin e zonjes Glover dhe 38 vezhguesve, pjese e misionit te OSBE/ODIHR-it, qe do te monitoroje zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit ne Shqiperi.

Misioni i Vezhgimit te Zgjedhjeve i ka paraqitur nje kerkese zyrtare Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per miratimin e vezhguesve afatgjate per monitorimin e procesit zgjedhor per zgjedhjet e qershorit. Pas konsultimit te bere mes anetareve te ketij komisioni, KQZ verejti se dokumentacioni i paraqitur ishte brenda kushteve dhe kerkesave te parashikuara nga Kodi Zgjedhor.

Nder 39 vezhgues afatgjate, pese prej tyre vijne nga Anglia, mes tyre edhe Glover, te ndjekur prej perfaqesuesve nga Gjermania, SHBA-ja e Zvicra. Misioni vezhgues i OSBE/ODIHR, qe kryesohet nga ambasadorja britanike, Audrey Glover, mberriti ne Tirane ne fillim te javes se kaluar dhe menjehere nisen kontaktet me qeverine dhe forcat politike shqiptare.

Top Channel