Sylvinho nuk fshihet: Botërori me Shqipërinë një mision. Shpresojmë që mos të na bjerë për pjesë Italia
Ervin Skela dhe Energi Kotbuz po kalojne nje moment shume te veshtire. Pas humbjes se te merkures 0-1, me gol te pesuar ne minutat shtese kunder Borusia Mynshegladbah, skuadra e mesfushorit shqiptar rrezikon tashme vertet renien ne Bundesligen 2.
Zhgenjim i madh vihet re edhe ne fjalet e shqiptarit pas perfundimit te ndeshjes, e cila ishte konsideruar si mundesia Kotbuzit per te siguruar qendrimin ne eliten e futbollit gjerman.
“Ndeshja kunder Mynshengladbahut ishte shume e rendesishme per ne, ashtu si edhe per kundershtarin”, u shpreh Skela, i cili nuk e fsheh aspak pesimizmin per situaten.
“Ne e dinim se rezultati i nje ndeshjeje te tille do te luante nje rol te veçante per te ardhmen. Nuk ia dolem qe, ne rastet e krijuara, te shenonim nje gol. Suksesi i buzeqeshi kundershtareve”. Energi renditet ne zone e ftohte (e 17-a) ne kuoten e 27 pikeve. “Humbja ishte nje grusht ne fytyre per ne. Per sa i perket qendrimit ne Bundeslige, tashme asgje nuk eshte me ne doren tone”, thote ne fund Skela.
Top Channel