
Shkon per pazar ne qytet me prinderit, por denoncon ne polici “arratisjen” e se emes.
Ngjarja groteske ka ndodhur ne qytetin e Elbasanit, ku nje cift bashkeshortesh nga fshati Shushice, bashke me djalin e tyre 15-vjecar kane shkuar ne pazar. Por me te mberritur ne qender, 36-vjecarja Luljeta Rada eshte shkeputur nga bashkeshorti, Tahiri dhe i biri, Astriti, me pretekstin se duhet te shkonte ne nje parukeri, por nuk eshte kthyer me qe andej.
“Mami na tha se do te rregullonte floket te parukierja, por kur u vonua shume, ne hyme brenda per ta pare, por te floktorja na thane se kishte dale nga dera e pasme”, ka treguar 15–vjecari, teksa ka bere denoncim per zhdukjen e se emes ne Policine e Elbasanit. Ka qene i biri qe ka bere kallezimin ne polici, pasi bashkeshortit i vinte turp qe gruaja e tij i kishte braktisur ne ate menyre.
Hetimet e para te policise kane nisur nga floktorja, por pronarja e saj nuk kishte hedhur asnje hije dyshimi pse klientja kishte preferuar te largohej nga dera e pasme e dyqanit. Policia eshte vene ne kerkim te 36-vjeçares, nderkohe qe djali ka shpjeguar se nena kishte kater muaj qe nuk ishte mire nga ana shendetesore.
Top Channel